http://tvklan.al/wp-content/uploads/2015/10/kombetarja1.jpg - kombetarja

Një humbje që la trishtim te tifozët ishte ajo me Serbinë. Kjo disfatë bëhet më e vështirë për t’u kaluar, për më tepër se pritej një fitore që do të na kualifikonte në Euro 2016. Entuziasmi i paradites u shua, por jo shpresa për të qenë në finalet e një aktiviteti kontinental për herë të parë.

Në stadium ishin pak më shumë se 12 mijë tifozë, që nën shi mbështetën kombëtaren deri në minutën e 90’, por në fund ovacionet u zëvendësuan nga heshtja.

Më të shumtë ishin ata që e ndoqën takimin në sheshe, në Elbasan e Tiranë. Ankthi i gjatë nuk solli 1 pikë në fund që do ta bënte akoma më të lehtë në sfidën e fundit pas 2 ditësh në Jerevan.

Do të duhen edhe 90 minuta për të parë nëse do të shkojmë direkt në Europian apo këta tifozë do të qëndrojnë me ankth deri në përballjet play off, që do të zhvillohen në nëntor.

Tv Klan