Klubi gjilanas vazhdon me largimin e futbollistëve

Drita përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme e ka mbyllur bashkëpunimin me qendërmbrojtësin Benjamin Agyare.

Agyare ishte transferuar tek Drita në gusht të vitit 2022 si lojtar i lirë, por në mungesë të minutave ai kishte luajtur për pjesën më të madhe si huazim tek ekipi i Drenicës, para se drejtuesit e klubit gjilanas të vendosin që ta rikthejnë në ekip shkaku i paraqitjeve të mira.

Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin tonë Benjamin Agyare.

Klubi jonë e falënderon Benjamin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhej në njoftimin e Dritës.

Dje, Drita njoftoi edhe për largimin e Dilyan Georgiev, i cili po ashtu nuk arriti që të impresionojë me paraqitjet e tij tek klubi dhe u largua pa lënë shenja.

Lajmet Klubi gjilanas vazhdon me largimin e futbollistëve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>