Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Kadri Rahimaj dorëlirë, me pare të komunës i dërgon maturantët në ekskursion në Shqipëri

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se komuna që drejton ai ka mbuluar shpenzimet e ekskursionit të maturantëve të këtij qyteti.

Ai ka shkruar se ekskursioni ka zgjatur pesë ditë në Shqipëri.

“Jemi të lumtur që për herë të parë, këtë vit ekskursioni i maturantëve të Komunës së Kamenicës është mundësuar nga ne, duke mos ngarkuar financiarisht prindërit dhe nxënësit”, ka shkruar Rahimaj.

Duke mos treguar shifrat e shpenzimeve të ekskursionit ai ka komentuar se nxënësit kanë vizituar shumë qytete të Shqipërisë.

“Me shpresën që edhe përgjatë kësaj eksperience kanë mësuar fakte të rëndësime rreth historikut të tyre [qyteteve]”, ka shkruar ai.

Kryetari i Kamenicës ka paralajmëruar se “befasi” të të njëjtit lloj, por të një përmase tjetër, do të ketë shumë shpejtë për nxënësit më të dalluar.

Lajmet Kadri Rahimaj dorëlirë, me pare të komunës i dërgon maturantët në ekskursion në Shqipëri >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>