Miratohet plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor nga BE, Rama: Moment historik, ne jemi gati

Këshilli i Bashkimit Europian i dha dritën jeshile Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, e me këtë miratim, përfundojnë praktikisht të gjitha procedurat dhe menjëherë pas publikimit në fletoren zyrtare të BE-së, vendimi hyn në fuqi.

Në këtë mënyrë, mbyllen të gjithë hapat e aprovimit të paketës 6 miliardë euroshe për rajonin, instrumenti më i fundit i bllokut që synon përshpejtimin e reformave dhe rritjes ekonomike deri në anëtarësimin e plotë.

Plani mbulon një periudhë nga vitit 2024 deri në 2027 dhe pritet të sigurojë 2 miliardë grante dhe 4 milionë janë kredi me këste shumë të favorshme.

Pas miratimit të paketës së BE reagoi kryeministri Edi Rama, i cili e përshkroi si një “moment historik, për të cilin sic tha, jemi të përgatitur dhe entuziastë.

“Plani i Rritjes injekton një vrull të ri në procesin e zgjerimit, me një theks të vecantë në fushat vendimtare si sundrimi i ligjit, transparenca dhe reformat, e për më tepër, ai prezanton burimet të reuja financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor në varësi të përformancës së tyre shkruan kryeministri. Rama theksoi se Shqipëria ka paraqitur një reform jashtëzakonisht ambicjoze sic e përshkroi ai, e cila do të zbatohet gjatë tre viteve të ardhshme”, tha Rama.

“Zbatimin e plotë të të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe aneksi i zbatimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme për dialogun dhe t’i bashkohet negociatave për Marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”.

Lajmet Miratohet plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor nga BE, Rama: Moment historik, ne jemi gati >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>