Allen: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet
Nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ka takuar sot kryeministrin e Kosovës Albin Kurti nga i cili ka kërkuar zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë.
Në një postim në platformën “X”, Allen ka theksuar se Kosova i përket BE-së e NATO-s.
“E vlerësoj diskutimin e thellë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Kosova bën pjesë në BE dhe në NATO. Ne kërkojmë zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që kanë bërë Kosova dhe Serbia në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar nënsekretarja amerikane e Shtetit.
Lajmet Allen: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet >> Rahoveci INFO.