Zyrtarja amerikane: Asociacioni, hap thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Liz Allen e ka konsideruar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, si hap thelbësor në jetësimin e synimeve euro-atlantike të Kosovës.

Ajo i ka bërë këto deklarata pas takimit të zhvilluar të dielën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Konfirmoj se ne mbështesim trajektoren e Kosovës drejt institucioneve euro-atlantike, përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe e di se kjo është me rëndësi për ju. Diskutuam për hapin thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës, Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, ka thënë Allen.

Në një konferencë pas takimit me presidenten Osmani, Allen theksoi se ato kanë biseduar edhe për çështje të tjera si për dezinformimin, për të cilën kanë nënshkruar edhe një marrëveshje.

“Jam e emocionuar që jam për herë të parë për vizitë në Kosovë, në frymën e partneritetit të ngushtë ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës. Presidentja dhe unë këtë mëngjes e patëm një bisedë produktive rreth dezinformimit, politikëbërjes, mbështetje për shoqërinë civile dhe angazhimin shumëpalësh”.

“Ne po ashtu folëm rreth çështje kritike të rrugës evropiane të Kosovës dhe asaj euroatlantike. Unë e ritheksova se mund ofrojmë mbështetjen më të mirë për Kosovën drejt rrugës evropiane dhe euroatlantike kur ne gëzojmë koordinim të ngushtë”, ka thënë Allen.

Lajmet Zyrtarja amerikane: Asociacioni, hap thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>