Distria Krasniqi kampione e Europës në xhudo

Sportistja nga Kosova fitoi medaljen e artë në Evropianin që pp zhvillohet në Zagreb.

Ajo ishte bartësja e parë në kategorinë deri 52 kilogramë dhe nuk lejoi befasi. Distria e nisi me fitore bindëse ndaj ukrainases Anna Borodina.

Ndaj saj realizoi uazari të shpejtë, ndërsa nuk vonoi dhe siguroi “Ippon” me mbërthim.

Edhe më bindëse xhudistja kosovare ishte në luftën e dytë.

Për më pak se një minutë e eliminoi kroaten Ana Viktorija Puljiz. Ndaj saj fitoi me mbajtje.

Në gjysmëfinale, Distria iu revanshua spanjolles Ariane Toro Soler për një disfatë të mëhershme.

Ndaj saj shkëlqeu po ashtu. Kishte vazhdimisht iniciativën dhe kërkonte hedhjen.

Realizoi uazari, ndërsa lufta përfundoi kur Soler pësoi dënimin e tretë.

Në finale Distria e mposhti italianen Odette Giuffrida me uazari në kohën shtesë.

As Giuffrida nuk e rrezikoi asnjëherë xhudisten kosovare.

Lajmet Distria Krasniqi kampione e Europës në xhudo >> Rahoveci INFO.

LAJMI TJETËR
Close
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>