Përparim Rama uron një Vit të Ri të mbushur me shëndet, lumturi dhe prosperitet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka uruar për Vitin e Ri duke thënë se viti që po vjen të jetë një fillim i ri i mbushur me mundësi të reja për të gjithë.

“Ju uroj një Vit të Ri të mbushur me shëndet, lumturi dhe prosperitet. Le të jetë ky vit një fillim i ri, i mbushur me mundësi të reja për të gjithë ne”, ka shkruar Rama.

Më tej i pari i Prishtinës ka thënë se me punë së bashku do ta bëjmë kryeqytetin një vend më të mirë për të jetuar.

“Le të punojmë së bashku për të bërë qytetin tonë një vend edhe më të mirë për të jetuar, punuar dhe rritur fëmijët tanë. Gëzuar 2024!”, ka përfunduar Rama. /Kosova.info/

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>