Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Meta ironizon Bashën nga Konventa e PL: Nuk fitohet as duke fjetuar gjumë dhe as duke shumëzuar 7×7=42

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thumbuar kreun e PD-së, Lulzim Basha nga Konventa e PL-së që zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Teksa përmendi disa nga kryebashkiakët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” që fituan zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, Ilir Meta deklaroi se “nuk fitohet as duke fjetur gjumë dhe as duke numëruar e shumëzuar 7*7=42”.

“Kisha një lutje për Konventën, të çohemi në këmbë për atë vajzën nga Fushë Arrëzit dhe delegatët e Fushë Arrëzit që fituan kundër mafies.

Edhe i përshëndes, i puth, edhe Rrokun kryetarin e Pukës, edhe Hilën të Fushë Arrëzit, edhe Bert Malajn e Memaliajt, nuk fitohet as duke fjetur gjumë dhe as duke numëruar e shumëzuar 7*7=42“, tha Meta.

Lajmet Meta ironizon Bashën nga Konventa e PL: Nuk fitohet as duke fjetuar gjumë dhe as duke shumëzuar 7×7=42 >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>