Rithemelohet Pika e Lëvizjes Vetëvendosje në Krushë të Madhe, z. Etrit Hoti jur. dipl. kryetari i saj

Rithemelohet Pika e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Krushë të Madhe, z. Etrit Hoti jur. dipl. kryetari i sajNë Krushë të Madhe të Rahovecit dje është mbajtur procesi zgjedhor për pozita udhëheqëse të kësaj Pike të VV-së. Pas aktiviteteve dhe angazhimeve të Lëvizja Vetëvendosje-Rahovec, dje në Krushë të Madhe u zgjodhën struktura të reja të udhëheqjes së Pikës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga ky fshat.Në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive midis anëtarëve krushjanë të Lëvizjes, të pranishmit i përshëndeti deputeti Sali Zyba, njëherit koordinator i qendrave në nivel vendi, duke i përgëzuar aktivistët të Organizatës për punën dhe angazhmin drejt një procesi demokratik të brendshëm në Vetëvendosje. Ai uroi Komisionin zgjedhor nga Qendra e Rahovecit për suksese e rezultate sa më pozitive në këtë proces. Po ashtu, fjalën përshëndetëse e mori koordinatori i Qendrës, prof. dr. Ali Dula, duke potencuar rëndësinë që ka Krusha e Madhe si lokalitet që i dha shumë atdheut. Prof. Dula tha se Krusha e Madhe meriton vëmendje dhe fokus të veçantë në çdo pikëpamje politike, atë të përfshirjes së kuadrit rinor, vendimmarrjes politike e investimit të pandërprerë agrokulturor.Pas përfundimit të procesit zgjedhor, me shumicën e votave të aktivistëve e anëtarëve krushjanë, Kryetari i Pikës së Krushës së Madhe u zgjodh Etrit Hoti. Kujtojmë se Etriti është një jurist i dëshmuar, veteran i luftës çlirimtare dhe me përvojë të zhvillimeve politike. Pjesë e familjes patriotike e atdhetare që atdheut i dhanë shumëçka nëpër periudha të ndryshme të kombit. Është biri i dëshmorit Ragip Hoti, vëllait të ideologut e vizionarit politik të shqiptarisë, prof. Ukshin Hoti. Në fjalën e tij, kryetari E. Hoti, i falenderoi krushjanët të Vetëvendosjes për besimin që të jetë pjesë e udhëheqjes së Pikës së Krushës së Madhe. Ai tha se Vetëvendosja për të është shtëpia politike që frymon idenë e vërtetë politike të familjes Hoti, përfshirë vizionin e qartë politik të prof. Ukshin Hoti.Në këtë proces u zgjodh edhe struktura e plotë e pozitave të Pikës.Urime dhe suksese, Etrit dhe Krushë e Madhe!

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>