Këshilli Bashkiak i Tiranës i jep sot titullin “Qytetar Nderi”, Ali Ahmetit

Me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj, Këshilli Bashkak i Tiranës do të miratojë sot dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për kryetarin e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

Ky titull do t’i akordohet në shenjë falënderimi për gjithë kontributin e tij në komunitetin shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Ali Ahmeti është një prej figurave më të rëndësishme në skenën politike dhe shoqërore të Ballkanit Perëndimor.

Ali Ahmeti njihet si njeriu i punëve të mëdha për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ai është pagëzuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Maqedonisë.

Propozimi për shpalljen e tij qytetar nderi është bërë mbështetur në rolin e tij si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), ku ai luajti një rol kyç në konfliktin e armatosur në Maqedoninë e Veriut në vitin 2001.

Gjithashtu, në vlerësim të rolit të tij si lider i partisë BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim), duke ndihmuar në përpjekjet për të zgjidhur konfliktet etnike dhe për të ndërtuar një shoqëri më të harmonizuar dhe më të bashkuar.

Kontributi i Ali Ahmetit reflekton vlerat e përbashkëta shqiptare për respekt dhe mirënjohje ndaj atyre që kanë dhënë kontribut në promovimin e paqes, stabilitetit dhe përparimit të shqiptarëve në politikën rajonale.

Lajmet Këshilli Bashkiak i Tiranës i jep sot titullin “Qytetar Nderi”, Ali Ahmetit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>