Kandidon për eurodeputet/ Muharrem Salihu: Komuniteti shqiptar në Itali të më mbështesë, është rast historik i papërsëritshëm

Në qershor mbahen zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe një sipërmarrës shqiptar kandidon për eurodeputet në Itali e ai është Muharrem Salihu.

Salihu, në një intervistë në rubrikën Opinion në News24 i ka bërë thirrje komunitretit shqiptar në Itali që të votojnë kandidaturën e tij. Ai tha se është një çast historik për shqiptarët që ata të mund të kenë një eurodeputet, ndaj duhet të shfrytëzojnë këtë çast historik.

Muharrem Salihu, kandidat për eurodeputet në Itali: Unë kam angazhime të mëdha në aspektin social dhe humanitar.  Kam gjetur mundësinë dhe rastin për të kandiduar për +Europa, për shkak të rrugës që zgjedh zonja Emma Benino, e cila më ka mbështetur në këtë garë. Komuniteti shqiptar në Itali të përkrahë kandidaturën time, sepse është rast historik i papërsëritshëm. Shqiptarët do të duhet ta votojnë një shqiptar për eurodeputet, kushdo të jetë ai, pasi do ishte historike të kishin një eurodeputet”.

Salihu tha se Italia është një lokomotivë për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Ai tha se kombi ynë e meriton Europën, ndërsa ju ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Itali që ta votojnë për eurodeputet.

Italia është një lokomotivë për rrugën e Ballkanit drejt BE-së. Janë një milionë shqiptarë në Itali, që japin kontributin e tyre për shtetin italian, punojnë e jetojnë në mënyrë të ndershme. Shqiptarët në Itali nuk janë vetëm punëtorë, por janë kthyer edhe në sipërmarrës të suksesshëm. Sa i përket vizitës së Ramës në Itali, besoj se duhet të mbështetet çdo përfaqësues i shtetit shqiptar në vendin fqinj, pasi shqiptarët duhet të mbështeten, sepse tashmë janë qytetarë me të drejta të barabarta me të tjerët në shtetin italian”.

Lajmet Kandidon për eurodeputet/ Muharrem Salihu: Komuniteti shqiptar në Itali të më mbështesë, është rast historik i papërsëritshëm >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>