Bashkia e Pustecit shpalos flamurin bullgar, kryebashkiaku: I vetmi shtet që investon për ne! Reagon partia maqedonase: Provokim!

“Hapja e flamurit bullgar në godinën e re të bashkisë Pustec është provokim” – kështu është shprehur Eftim Mitrevski nënkryetari i partisë Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian në lidhje me donacionin e radhës të Bullgarisë në këtë bashki.

Nga ana tjetër kryetari i bashkisë Pustec, Pali Kolefski ka mirëpritur donacionin e fondacionit” Kujtesa Bullgare”, duke shtuar se çdo mbështetje në ndihmë të këtij komuniteti është i mirëpritur në qoftë se nuk ka prapavijë politike.

Ambasadori bullgar në Shqipëri, Ivajllo Kirov, gjatë fjalës përshëndetëse ka përmendur mbështetjet e vazhdueshme të Bullgarisë në këtë zonë, duke e cilësuar atë shtetin investitor me të madh në këtë komunitet.

Qeveria bullgare ka dhuruar ditën e sotme pajisje zyre dhe kompjuterë për godinën e re të bashkisë Pustec.

Lajmet Bashkia e Pustecit shpalos flamurin bullgar, kryebashkiaku: I vetmi shtet që investon për ne! Reagon partia maqedonase: Provokim! >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>