FBI trajnon Policinë e Kosovës për hetimin e krimeve

Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin për Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë, në partneritet me Policinë e Kosovës, mbajti kursin “Hetimet e krimeve të jakës së bardhë dhe valutave virtuale të udhëhequr dhe drejtuar nga agjentët e Byrosë Federale të Hetimeve të Shteteve të Bashkuara (FBI).

Seanca u hap me një minutë heshtje duke shënuar Ditën e Përkujtimit të Oficerit të Paqes dhe Javën e Oficerit të Policisë, 12-18 maj, për të nderuar oficerët e rënë të Shteteve të Bashkuara që sakrifikuan jetën në krye të detyrës.

“Trajnimi, i përbërë nga 27 pjesëmarrës nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës, u fokusua në ofrimin e aftësive të avancuara dhe praktikave më të mira në hetimin dhe luftimin e krimeve të jakave të bardha, përfshirë ato që lidhen me monedhën virtuale”, njofton Policia e Kosovës.

Certifikatat e përfundimit te trajnimit iu dorëzuan pjesëmarrësve në një ceremoni diplomimi ku morën pjesë zyrtarë të rangut të lartë nga agjencitë e përfaqësuara dhe Atasheja e /ICITAP nga DD të Shteteve të Bashkuara, Kimberly Riffe dhe anëtarë të stafit të ICITAP.

“Partneriteti i vazhdueshëm i ngushtë i Policisë së Kosovës dhe DD-ICITAP nënvizon përkushtimin e përbashkët për forcimin e aftësive të zbatimit të ligjit dhe avancimin e njohurive dhe ekspertizës për PK-në për të luftuar krimet komplekse financiare”, vijon tutje njoftimi i Policisë së Kosovës.

Lajmet FBI trajnon Policinë e Kosovës për hetimin e krimeve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>