Kryetarja e Durrësit flet pas intervistimit në SPAK
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth dy orës marrje në pyetje nga prokurorët.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Sako u shpreh se kjo nuk ka lidhje me veprimtarinë e saj në si kryebashkiake e Durrësi, duke refuzuar të tregojë arsyen e vërtetë, pasi sipas saj i është kërkuar ta ruaj si sekret hetimor.
“Dhashë disa shpjegime. Dua të sqaroj që nuk ka lidhje me veprimtarinë time në Bashkinë e Durrësit”, është shprehur Sako.
E pyetur nëse është pyetur për Inceneratorin e Tiranës, ajo e ka mohuar një gjë të tillë.
Lajmet Kryetarja e Durrësit flet pas intervistimit në SPAK >> Rahoveci INFO.