Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Edhe Celina bëhet me Pikën funksionale të VV-së, z. Veton Dina kryetar i saj

Lëvizja Vetëvendosje-Rahovec krijoi strukturat e reja të Pikës në fshatin Celinë. Në një atmosferë tejet pozitive brenda anëtarëve dhe aktivistëve të këtij fshati, sonte përfundoi procesi zgjedhor në këtë Pikë duke i krijuar të gjitha strukturat përbrenda saj.

Pas angazhimit dhe punës së palodhur të KQAZ-së dhe të aktivistëve celinas, organizimi i kësaj Pike rodhi suksesshëm me ç’rast u zgjodh kryetari dhe kryesia e plotë e kësaj Pike. Kryetari i sapozgjedhur z. Veton Dina, falenderoi bashkëvendasit dhe aktivistët celinas për besimin dhe angazhimin e përbashkët drejt sukseseve që na presin në rrugën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Edhe Koordinatori i Qendrës prof. dr. Ali Dula, uroi zgjedhjen e kryesisë dhe kryetarin e ri të Pikës, si dhe falenderoi aktivistët e Celinës për angazhimin e pashoq që ky organizim i Pikës të përfundojë kaq suksesshëm. Prof. Dula, ndër të tjera tha se fuqizimi politik i Lëvizjes Vetëvendosje si në nivel lokal dhe atë qendror, ka ardhur pikërisht edhe nga mbështetja e madhe që fshati Celinë i dha Vetëvendosjes. Andaj pjesëmarrja dhe përfaqësimi i aktivistëve celinas është dhe do të mbetet gjithmonë domethënës dhe me prioritet në Lëvizje.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>