PD-Rithemelimi denoncon tenderat e dyshimtë: Shefja e “Tirana Parking” i jep bashkëshortit 580 mln lekë

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka denoncuar tenderat korruptivë sipas tij të familjarëve të zyrtares së kryebashkiakut Erion Veliaj.

Shefja e shesheve të parkimit, Vilma Diçi firmos kontrata vetëm për bashkëshortin, tha Balliu gjatë një konference nga selia e PD-Rithemelimi.

Sipas tij, Diçi, detyrë (Shefe) kryeinspektore e shesheve të parkimit në Tirana Parking, i ka dhënë bashkëshortit të saj 580 mln lekë të vjetra, si pronar pronari i shoqërisë TRADE AND CONSTRUCTION GROUP shpk.


KLEVIS BALLIU: Vjedhjet në institucionet e varësisë së kryehajdutit të Tiranës Erion Veliajt nuk kanë fund. Tirana Parking në varësi të Mr. Inceneratorit që drejtohet sot nga Erinda Fino, ish-Drejtore e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit po në varësi të bashkisë Tiranë. Në datën 22 Dhjetor 2021 Fabjan Diçi bashkëshorti i Vilma Diçi-t me detyrë (Shefe) kryeinspektore e shesheve të parkimit në Tirana Parking, bëhet pronari i shoqërisë TRADE AND CONSTRUCTION GROUP shpk.

Pasi bashkëshorti i shefes bëhet pronar, ky subjekt nga Gusht 2023 deri Prill 2024 është shpallur fitues dhe ka lidhur kontrata çuditërisht vetëm në institucionet ku punon bashkëshortja e tij, në vlerën totale 580 milion lekë të vjetra nga këto: 2 kontrata me Tirana Parking dhe 5 kontrata të tjera me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.

Procedura korruptive të Veliajt të zhvilluara në mungesë totale konkurence dhe si gjithmonë në limitin e fondit për të zhvatur maksimalisht paratë e taksapaguesve të Tiranës. Sipas Veliajt të gjithë drejtuesit e emëruar prej tij hanë fiq pas shpinës së tij por e vërteta është se ata paratë i ndajnë me shefin e tyre kryetarin e organizatës kriminale 5D Lali Djegësi.

Lajmet PD-Rithemelimi denoncon tenderat e dyshimtë: Shefja e “Tirana Parking” i jep bashkëshortit 580 mln lekë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>