Abdixhiku takohet me kompozitorin Boshnjaku, jepen detajet e takimit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në studion e kompozitorit Florent Boshnjaku në Prishtinë, me të cilin tha se folën për muzikën e festivalet.

Ai tha se disa nga idetë e Boshnjakut do t’i përfshijë në versionin e ri të programit “Rruga e Re”. Ndër to, tha Abdixhiku, ishte edhe krijimi i një Festivali për fëmijë ku talentë muzikorë nga gjithë shkollat kosovare marrin pjesë.

“Kompozitorin e madh kosovar Florent Boshnjakun, e vizituam në studion e tij në Prishtinë. Nga hapësirat e punës, ku imagjinata e një artisti transofrmohej në melodi që më pas definojnë vet kohën, gjeta gjithë kujtimet e një karriere thjeshtë të jashtëzakonshme. Me Florentin e Sibelin folëm gjatë për muzikën, festivalet e ngjarjet artistike si forma të domosdoshme të ngritjes sonë kulturore. Florenti, si mjeshtër i madh krijimi që është, si producent e si drejtor artistik i veçantë, kishte ide të jashtëzakonshme, të cilat do t’i përfshijmë në versionin e ri të programit “Rruga e Re”. Ndër to ishte edhe krijimi i një Festivali për fëmijë, ku talentë muzikorë nga gjithë shkollat kosovare marrin pjesë. Më la përshtypje të jashtëzakonshme; sepse së paku fëmijëve u japim një dritare të re që kapërcen përtej qëndrimeve në telefon e ikjeve në qendra tregtare – ku sot duket se janë ngujuar pa përjashtim!”, tha ai.

Abdixhiku tha se biseduan edhe për të drejtat e autorit dhe “zgjidhjen që duhet të japim sa më parë; sikurse dhe për ndërtimin e grand hapësirës së re kulturore, ku teatrot, qendrat e sallat artistike ndërtohen bukur, mirë dhe shpejtë! Kemi plan të saktë tek ‘Rruga e Re’.”

“Kosova duhet dhe do të vendoset në hartën artistike shpejtë si antidot i zymtësisë kolektive ku gjendemi tani!”.

Lajmet Abdixhiku takohet me kompozitorin Boshnjaku, jepen detajet e takimit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>