Koordinatori i VV-së në Rahovec, Prof. Dok. Ali Dula dhe ministrja Albulena Haxhiu nderojnë viktimat e Krushës së Madhe

Edhe sot Krushë e Madhe e Rahovecit shënoi përvjetorin e masakrës së tmerrshme që e përjetoi nga forcat e egra e gjakatare serbe.

Së bashku me aktivistët dhe ministren e drejtësisë znj. Albulena Haxhiu përkujtuam dëshmorë e martirë të rënë në këtë fshat.

Se gjenocidi u krye në Krushë të Madhe nuk është çështje opinioni, është një fakt historik, i vërtetuar nga viktimat që pësuan por edhe ata që mbijetuan. Fatkeqësisht, disa shtete nuk e dinë dhe nuk do ta dinë për gjenocidin, madje disa e mohojnë atë. Kjo është një fyerje për viktimat dhe do të ishte kërcënim serioz për drejtësinë dhe historinë fatkeqe.

Ngjarja e tmerrshme e Krushës së Madhe do të mbetet burim dhimbjeje për Kosovën, rajonin dhe për të gjithë ata që besojnë në lirinë dhe dinjitetin e jetës njerëzore.

Shpirtërat e tyre pushofshin në parajsën më të bukur të amshimit, ndërsa për brezin e ardhshëm të kombit u bëfshin dritë e orientimit drejt së ardhmes së ndritur e prosperuese!

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>