Tjetër e arritur e madhe, gjyqtarët kosovarë, drejtuan ndeshje të Ligës së Kampionëve

Federata e Hendbollit e Kosovës ka arritur një sukses të madh në fundjavë.

Çifti i gjyqtarëve, Sherif Xhema e Besfort Jahja, të dielën drejtuan ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve të hendbollistëve

Xhema e Jahja ishin të deleguar nga Federata Evropiane e Hendbollit për ndeshjen e zhvilluar në Gjermani në mes të Ludwigsburgut dhe Team Esbjergut.

Fitore me rezultatin 36:31 shënoi skuadra daneze, Esbjerg. Ndeshja ishte e fortë dhe interesante, tipike për Ligën e Kampionëve, garën elitare evropiane.

Xhema e Jahja për herë të parë kanë luajtur ndeshje në Champions dhe kanë menaxhuar sfidat me sukses të plotë. Për delegat e kishin francezin Denis Reibel. Ndeshja i takoit xhiros së gjashtë të Grupit B të Championsit. Esbjergu është i treti, ndërsa Ludwigsburgu i gjashti.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>