Aliu: Unë njoftim zyrtar nuk kam, jam i gatshëm të bashkëpunoj vetëm për drejtësi
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka reaguar pas raportimeve se po hetohet lidhur me rastin e ambalazhuesve. Aliu tha se nuk ka ndonjë njoftim zyrtar, por thekson se për çdo dyshim apo hetim është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë.
Ai shton se angazhohet çdo ditë për respektimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre.
”Unë njoftim zyrtar nuk kam patur, por dëshiroj të njoftoj opinionin publik dhe vetë prokurorinë se për mua autoriteti më i lartë është ligji, se punoj dhe angazhohem çdo ditë për respektimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre, dhe se për çdo çështje, çdo hetim apo çdo dyshim, jam i gatshëm të bashkëpunoj vetëm për drejtësi, sipas ligjit, deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti”, ka shkruar Aliu.