Bushi për Euro 2027: S’ka rëndësi me Serbinë apo dikë tjetër, Shqipëria përfiton shumë
Trajneri i ekipit kombëtar të Shqipërisë për U-21, Alban Bushi ka folur për mundësinë që Shqipëria ta organizojë Kampionatin Evropian për U21 në vitin 2027 së bashku me Serbinë.
Ai ka thënë se duhet të shihet vetëm aspekti sportiv dhe në këtë rast, sipas tij, Shqipëria do të kishte shumë përfitime.
“Me duket zgjedhje shumë e mirë, sepse është gjëja më e bukur që i ka ndodhur ndonjëherë Shqipërisë, të organizojë kampionatin evropian, nëse vendoset të bëhet. Nuk më intereson me kë bëhet, me Serbinë apo Slloveninë. Më intereson nga ana sportive, është diçka jashtëzakonisht e madhe, siç ishte dhe finalja e Conference League. Nuk i di të gjitha detajet, por është kampionat evropian dhe Shqipëria ka shumë përfitime”, ka thënë Bushi.