Kurti: Niveli i papunësisë ka rënë në 10.7%

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë prezantimi të raportit Raportin final për Vlerësimin e Programit të Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2024 nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit ka thënë se ka rënë niveli i papunësisë te gratë kosovare.

Ai ka thënë se papunësia në Kosovë ka rënë në 10.7 për qind, teksa ka shtuar se Qeveria ka mbështetur mbi 2600 të punësuar përmes platformës Qeveria për familjet, prej tyre 55 për qind gra.

“Qasja strategjike është në tri fusha kryesore. Fuqizimi ekonomik dhe mirëqenia sociale, avancimi i barazisë gjinore përmes arsimit dhe shëndetësisë cilësore e gjithëpërfshirëse. Njëkohësisht bëhet promovimi i të drejtave të barabarta në vendimmarrje, paqes sigurisë dhe drejtësisë. Të gjitha këto së bashku përbëjnë platformë solide për Barazi Gjinore. Raporti i sotëm tregon që përmes punës së bashku kemi përparuar në përmirësimin e këtyre kushteve. Së pari në fushën e fuqizimit ekonomik dhe mirëqenies sociale, kemi punuar për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë e sidomos për grupet e cenueshme. Sipas ASK nga tre mujori i parë i vitit 2021 deri në tremujorin e vitit e fundit të vitit 2023, pra për dy vite, papunësia e përgjithshme ka rënë nga 25 për qind në 10.7 për qind, kjo me punësim të ri dhe me formalizim të punës. Burrat nga 24.2 për qind në 7.9 për qind, ndërkaq gratë nga 29.7 për qind në 17.2 për qind” Prej punësimeve nga ‘Superpuna’, 51 për qind janë vajza. Kemi mbështetur mbi 2600 të punësuar përmes platformës Qeveria për familjet, prej tyre 55 për qind gra” – ka thënë ai.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker