Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë të paktën tri automjete.
Për numrin e viktimave nuk është bërë e ditur ende.
Ne vendin e aksidentit kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipe tjera. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti të rendë.