Policia apel shoferëve për kujdes: Të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor
Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Humbjet e jeteve njerzore si pasojë e aksidenteve rrugore janë teper shqetsuese për të gjithë, andaj Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes të shtuar.
”Të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës, për të pasur një siguri më të madhe në trafik dhe per te shmangur rastet e tilla tragjike”, tha për rtv21.tv zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha./21Media