Tjetër e arritur e madhe, gjyqtarët kosovarë, drejtuan ndeshje të Ligës së Kampionëve
Federata e Hendbollit e Kosovës ka arritur një sukses të madh në fundjavë.
Çifti i gjyqtarëve, Sherif Xhema e Besfort Jahja, të dielën drejtuan ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve të hendbollistëve
Xhema e Jahja ishin të deleguar nga Federata Evropiane e Hendbollit për ndeshjen e zhvilluar në Gjermani në mes të Ludwigsburgut dhe Team Esbjergut.
Fitore me rezultatin 36:31 shënoi skuadra daneze, Esbjerg. Ndeshja ishte e fortë dhe interesante, tipike për Ligën e Kampionëve, garën elitare evropiane.
Xhema e Jahja për herë të parë kanë luajtur ndeshje në Champions dhe kanë menaxhuar sfidat me sukses të plotë. Për delegat e kishin francezin Denis Reibel. Ndeshja i takoit xhiros së gjashtë të Grupit B të Championsit. Esbjergu është i treti, ndërsa Ludwigsburgu i gjashti.