O’Brien e Hovenier mbjellin pemë në nderim dhe kujtim të Kaidanow

Në nderim të veprës së diplomates amerikane, Tina Kaidanow, e cila u nda nga jeta ditë më parë, ndihmëssekretari i Shtetit, Jim O’Brien i është bashkuar nismës për mbjelljen e një peme.
Këtë e ka bërë të ditur ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffre Hovenier, i cili thotë se kjo pemë do të qëndrojë si simbol i trashëgimisë së saj.
“Kjo pemë do të qëndrojë si simbol i trashëgimisë së saj, duke na kujtuar përkushtimin e saj të palëkundur në rrugëtimin e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe pavarësisë”, thuhet në njoftim. /21Media