Fansat udhëtojnë nga Prizreni në Mallorca, befasojnë Vedat Muriqin

Fansat udhëtojnë nga Prizreni në Mallorca, befasojnë Vedat Muriqin.

Vedat Muriqi është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme nga lëndimi për skuadrën e tij Mallorca.

Sulmuesi kosovar ka shënuar gol në fitoren që skuadra e tij mori 1-0 ndaj Rayo Vallecanos.

Sigurisht që Muriqi është një nga futbollistët më të dashur në klubin spanjoll, por edhe ndër më të dashurit te Kombëtarja e Kosovës.

Sulmuesi kosovar ka marrë një befasi mjaftë të mirë të dielën në mesditë, ku dy tifozë kosovar kanë zbarkuar në Mallorca për ta përkrahur nga afër.

Shtetasit kosovarë kishin shpalosur një pankartë në stadium ku tregonin se vijnë nga Prizreni dhe kanë bërë 6000 km për ta parë nga afër Muriqin.

“Një djalë atje, vjen nga qyteti im, vetëm për të parë ndeshjen dhe mendoj se nesër ose sonte do të shkojnë. Kështu që, nëse nuk gabohem janë më shumë se 2000 km, ose më shumë, me afishe dhe gjëra, me fanellën që ka bërë klubi im. 6000 km”, thotë Muriqi në video.

Reprezentuesi kosovar pas ndeshjes ka shkuar duke i dhuruar fanellën, derisa Mallorca ka publikuar pamjet nga takimi i sulmuesit me tifozët kosovarë.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>