Arrestohet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Mediat në Shqipëri raportojnë se është arrestuar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Siç raportohet Meta po hetohet në SPAK për skandalin CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe hetim pasuror.

Në qershor Meta qëndroi për më shumë se tre orë përballë hetuesve në Prokurorinë e Posaçme. Ai pastaj tha se ishte pyetur rreth çështjeve që lidhen me pasurinë e familjes.

Ish presidenti Meta ka deklaruar se ai nuk është marrë asnjëherë me çështje pronash apo financash, çështje me të cilat është marrë, sipas tij, bashkëshortja Monika Kryemadhi, ndaj të cilës ka po ashtu një hetim pasuror nga SPAK-u.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>