Vuçiq nuk merr pjesë në samitin BRICS, Serbia përfaqësohet me katër ministra

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në samitin BRICS, nikoqir i të cilit këtë vit është presidenti rus, Vladimir Putin, por që Serbia do të përfaqësohet me katër ministra.

Në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS), Vuçiq ka thënë se i ka treguar presidentit të Rusisë, përmes telefonit, se do të ketë një mori takimesh me zyrtarë evropianë gjatë kohës sa do të mbahet samiti BRICS, më 22-24 tetor.

“Do të dërgojmë një delegacion që do të përfshijë katër ministra, zëvendëskryeministrin, Aleksandar Vullin, ministrin e Mbrojtjes, Bratisllav, Gashiq, ministren e Ekonomisë, Adrijana Mesaroviq dhe ministrin pa portofol, Nenad Popoviq”, ka thënë Vuçiq.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>