Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Shkruan Qemajl Sokoli

      ARRANIT
     (Rahovecit).
               

I njohur për pullaze të rrasuara
për fusha, arra e vreshtari,
për sokaqe të kalldërmuara
për qëndresë, traditë e bujari.

Arran, dhuratë e Perëndisë,
i tokës, punës dhe i pëlleshmërisë.


ll
Përpjetë qarshisë e tej Teqës
tej Sahat kullës e pranë Xhamisë,
si Sokol i familjes së vjetër
i hapa sytë e foshnjërisë.

Arran, foleja e sokolisë,
e djep… etnik i plisërisë.


lll
Fëmijërinë bashkë me vëllazërinë
në Ilirikun e bukur e kam kaluar,
kurse të pakthyeshmën – rininë
në shtegtim pas dijës e kam shpenzuar.

Arran, ndjenjë e fatbardhësisë,
e gëzimit, dëshprimit dhe e nostalgjisë


lV
Të kam shijuar që në prehër të Gjyshit

  • r a k i, o uji i bekuar!
    mu lezetove dhe çprej atëherë,
    në ndeje e ahengje më ke shoqëruar.

Arran, kopsht i vreshtarisë,
i rrushit, verës dhe i rakisë.


V
Me ju o vëllezër e jaranat
po e çoj këtë gotë të moshërisë,
pijetarë të këtillë s`bëjnë më nënat
pra, gëzuarshim ne të skofisë.

Arran, krenaria e Drinisë,
e jetës, besës dhe e fisnikërisë.


Vl
Dhe, një ditë kur të ndahem
Nga … gota ime e fundit, prehjen ta kërkoj duhem
në përqafimin tënd të amshimit.

Arran, vend i urtësisë e i vegjëlisë,
për mëkate më shfajëso para Perëndisë.


Vll
Dhashtë Zoti që pranë timit varr
të rritet krahëhapur hardhia
e ta mbulojë i njomi bar
dhe të pikojë e hareshme – rakia.

Arran, qofsh i praruar e i bekuar,
për të gjitha që m`i ke dhuruar.

Arran (Rahovec), më 29 Korrik 1993
===
Arrani:- toponimi shqip për Rahovecin, që përndryshe është
toponim sllav- Orahovac, vend i arrave, arrishte.
Iliriku:- përroi, lugina dhe vendbanim i vjetër ilir.
Tash e shumë kohë po përdoret toponimi sllav –
Rimnik, që do të thotë vend i romakëve.
Drinia:- toponim shqip për hapësirën gjeogrfaike të fushës
rrjedhjes së Drinit, që quhet edhe:Podrima, Zadrima
apo Rrafshi i Dukagjinit.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>