Fronti Europian fiton përballë VLEN dhe del forcë e dytë në Maqedoninë e Veriut, sposton LSDM-në, Ali Ahmeti: Kemi fituar 19 deputetë

Fronti Europian ka fituar përballë koalicionit opozitar shqiptar, VLEN, në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën këtë të mërkurë në Maqedoninë e Veriut.

Kreu i BDI, Ali Ahmeti falënderoi qytetarët që morën pjesë në këtë cikël zgjedhor dhe njëherazi theksoi se Fronti Europian është forca e dytë politke në vend dhe se nga këto zgjedhje do të dalë me 19 mandate në Kuvendin e RMV.

Deri në mesnatë janë numëruar mbi 95% e votave. VMRO ka siguruar 59 mandate në Kuvend. Fronti Europian i drejtuar nga Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela numërojnë deri tani 19 mandate. LSDM 18 dhe koalicioni opozitar shqiptar, VLEN, 13 mandate deputetësh. 11 mandate të tjera iu përkasin partive të vogla.

Ai me këtë rast tha se BDI-ja oponent në këto zgjedhje kishte VMRO-në dhe jo VLEN-in, sepse sipas tij VMRO ka ndihmuar koalicionin opozitar shqiptar të përbërë nga BESA, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit.

“Zgjedhjet kaluan me standarde të pranueshme, është një provim i shtetit i institucioneve për organizimin e zgjedgjeve të lira demokrahtike, standard të cilin duhet akoma, sepse ne tanimë jemi në prag të anëtarësimit në BE. Do doja të falënderoj të gjithë votuesit e Frontit, të gjithë aktivistët dhe shefat e shtabeve të cilët kanë bërë punën më të madhe e të shkëlqyeshme që ne të dalim fitimtar e krenar. Të gjithë këta aktivist na kanë bërë krenar sepse jemi forca e dytë politike. Fronti Evropian është në një dallim me oponentin, ne oponent kemi pas VMRO-në sepse VMRO_ja ka ndihmu VLENIN, por dallimi është mbi 30 mijë vota. Kjo do të thotë që shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët të cilët kanë vepruar në kuadër të frontit janë për anëtarësim të pa-kompromis të vendit në BE”, tha Ali Ahmeti.

Lajmet Fronti Europian fiton përballë VLEN dhe del forcë e dytë në Maqedoninë e Veriut, sposton LSDM-në, Ali Ahmeti: Kemi fituar 19 deputetë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>