NACIONALE

Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën: raporti i ri i OKB-së

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) zhvillon sot mbledhjen e radhës për situatën në Kosovë, ku në qendër të diskutimeve pritet të jenë zvillimet politike, gjendja e sigurisë dhe progresi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas burimeve nga KosovaPress, takimi është paraparë të fillojë në orën 15:00 sipas kohës së Nju Jorkut, që korrespondon me orën 21:00 të kohës lokale në Kosovë.

Çfarë thotë raporti i ri i OKB-së?

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefi i UNMIK-ut, Peter Due, do të paraqesë raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm për Kosovën, i cili mbulon periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator 2026.

Në bazë të analizës së kryer nga organizata Security Council Report, raporti përmban vlerësime të rëndësishme:

Siguria – sipas raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë ka mbetur e qëndrueshme gjatë periudhës së vlerësuar (16 mars – 15 shtator 2026). Ky vlerësim i referohet mungesës së incidenteve të mëdha të dhunës me përmasa të gjera në territorin e vendit.
Megjithatë, stabiliteti në nivel kombëtar nuk përjashton tensionet lokale, veçanërisht në veri të Kosovës ku situata karakterizohet si “të qetë, por të brishtë”. Mosmarrëveshjet midis autoriteteve qendrore dhe atyre lokale vazhdojnë të krijojnë një ambient ku përshkallëzimi është gjithmonë një rrezik potencial.

Funksionimi i institucioneve – raporti identifikon si një sfidë të vazhdueshme në funksionimin e institucioneve. Gjatë periudhës së raportimit janë regjistruar pengesa në operacionin normal të strukturave shtetërore, gjë që ndikon në ofrimin e shërbimeve publike dhe në zbatimin e ligjit. Në këtë kontekst përfshihen çështjet që lidhen me kompetencat komunale, rrënimin e objekteve, dëbimet nga pronat, veprimet e Policisë së Kosovës. Këto probleme trajtohen në raport në lidhje direkte me marrëdhëniet ndërmjet institucioneve dhe komuniteteve, duke treguar se sfidat institucionale kanë dimensione të thella shoqërore.

Dialogu Kosovë-Serbi – përparim i kufizuar përsa i përket dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, në zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Gjatë periudhës 16 mars deri më 15 shtator 2026, nuk u mbajt ndonjë takim i nivelit të lartë në kuadër të dialogut. Edhe pse nuk pati takime formale, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Peter Sorensen, ka vazhduar kontaktet me të dyja palët, duke treguar përpjekje për mbajtjen e komunikimit të hapur. Marrëveshjet ekzistuese, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, ende presin zbatim të plotë në terren. Pritet të jetë një nga pikat kryesore të sesionit.

Një pjesë e konsiderueshme e diskutimeve i dedikohen zhvillimeve politike të fundit në Kosovë, duke përfshirë formimin e qeverisë në shtator 2026 dhe zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës si presidente më 7 tetor, me mbështetje prej 81 votash në parlament.

Situata në veri të Kosovës – raporti i Sekretarit të Përgjithshëm jep një përshkrim të veçantë duke e karakterizuar si “të qetë, por të brishtë”, për shkak të mosmarrëveshjeve midis autoriteteve qendrore dhe atyre lokale. Dokumenti përmend çështje specifike që kërkojnë vëmendje: kompetencat komunale, rrënimin e objekteve, dëbimet nga pronat, veprimet e Policisë së Kosovës. Këto zhvillime janë trajtuar në kontekstin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve dhe komuniteteve.

Mbledhja pritet të trajtojë edhe disa çështje kritike që mbeten hapur: Rikthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin e drejtësisë së Kosovës, përgjegjësia për sulmin e armatosur në Banjskë (shtator 2023), personat e zhdukur.

Debati për të ardhmen e UNMIK-ut, një nga pikat potencialisht më kontroversiale në sesion është roli i ardhshëm i UNMIK-ut. Në raport reflektohen qëndrime të ndryshme: ShBA-të kanë kërkuar mbylljen e misionit, Britania e Madhe mbështet rishikimin strategjik, Rusia kundërshton reduktimin e misionit, Kina kundërshton reduktimin e misionit. / KosovaNews/

Related Articles

Back to top button
error: JO !!