Nis mbledhja e kryesisë së kuvendit, pritet të caktohet seanca e radhës plenare
Ka nisur mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet dhe propozohet rendi i ditës për seancën e ardhshme plenare, si dhe të miratohen procesverbalet e mbledhjeve të mëparshme të kryesisë.
Një nga çështjet kryesore është formimi i komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).
Ky komision do të merret me përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet e tjera joshumicë.
Po ashtu, në rend dite është edhe propozimi i grupit parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Kryesia pritet të shqyrtojë edhe propozime dhe kërkesa të tjera të paraqitura për këtë mbledhje.



