Ekonomi & Bujqësi
Nis rehabilitimi i rrugës Skënderaj–Klinë e Epërme, investimi mbi 751 mijë euro
Ka nisur rehabilitimi i rrugës Skënderaj–Klinë e Epërme, në gjatësi prej 1.8 kilometrash, me vlerë prej 751 mijë e 570.95 eurosh.
Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri Hysni Mehani, i cili ka thënë se, pavarësisht vonesave në procedura, po zgjidhet problemi i dëmtimit të kësaj rruge.
“Më duhet ta falenderoj Kryeministrin Kurti, e ministrin Basha në këtë rast për investimet në Skënderaj”.



