Debakël i Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut

E mërkura e 24 prillit do të shenjohet me gërma të arta në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, si dita kur ata refuzuan përçarjen dhe ndërhyrjet e “jashtme”. Për nga pikëpamja objektive na tregoi shumë më tepër se sa thjeshtë një garë elektorale mes disa kandidatëve për President. Na tregoi se shqiptarët shtet formues të RMVnuk mund të trajtohen më si qytetarë të dorës së dytë, por tanimë të barabartë me popullsinë e etnisë tjetër.

“Fronti Europian” dhe lidershipi i tij nga Ali Ahmeti te Ziadin Sela e Menduh Thaçi janë sot përfaqësuesit realë të idealeve të shqiptarëve të RMV dhe garantorët e vetëm të zbatimit të marrëveshjeve për rritjen e përfaqësimit të bashkëkombasve në institucionet e shtetit.

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe vijon të mbetet një sfidë tash e 34 vite dhe zvarritja i konvenon qarqeve antishqiptare dhe ultranacionaliste sllavo-maqedonase. Jemi në vitin 2024 të shekullit të XXI por mendësia djallëzore e disa ektremistëve na kthen në mesjetë, atëherë kur kombet nuk ekzistonin. Janë të njëjtët që sot e kësaj dite punojnë pa pushim për të shuar zërin e shqiptarëve si të mos mjaftonin shekuj të tërë represion, asimilim e gjenocid që nga mbretëria serbe, shkrirja e Jugosllavisë dhe luftërat në Kosovë e Maqedoninë e Veriut.
Kandidati që përfaqësoi shumicën shqiptare për President të RMV, ministri i Jashtëm Bujar Osmani tanimë një diplomat karriere që ka i ka dhënë provat me shërbimin që i ka bërë vendit në funksion të politikës së jashtme dhe perspektivës së anëtarësimit në BE, është garanci edhe për vazhdimësinë e elitës dhe lidershipit shqiptar.

122 mijë votat e Bujar Osmanit janë 122 mijë zemra shqiptare që i rezistuan tundimit, presioneve, kërcënimeve për t’u përçarë nga qarqe të dyshimta dhe të nxitura nga pasardhësit e Nikola Gruevskit në VMRO-DPMNE. Por po aq, këto 122 mijë vota janë edhe shuplakë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Dishepujt” e Kurtit në RMV si Arben Taravari, Bilall Kasami, Izet Mexhiti e Afrim Gashi nuk janë gjë tjetër veçse “karta të djegura”, një pakicë e cila në zgjedhjet e 8 majit sipas projeksioneve do zbresë nën 80 mijë votat e 24 prillit.

Koalicioni i VLEN-it dhe udhëheqësit e tij, bashkë me ish-kandidatin për President Arben Taravari, duke mospranuar realitetin e pas 24 prillit, nuk tregojnë gjë tjetër veçse pengmarrje ekstreme nga caqe të dyshimta dhe në shërbim të interesave antishqiptare.

Nuk ka pikë dyshimi se në 24 prill kishte përpjekje për të shfaktorizuar shqiptarët dhe votat e tyre, një tendencë diabolike për ta kthyer rreth 40% të popullsisë së Maqedonisë së Veriut në një pakicë të papërfillshme elektoralisht. Por fatmirësisht “argatët” e VMRO të shndërruar edhe në ushtarë të Nikola Gruevskit, antishqiptarit të tërbuar që i fshihet drejtësisë dhe dënimit që ajo i ka dhënë për korrupsion, nuk përfaqësojnë më trungun shqiptar. Në zgjedhjet parlamentare të 8 majit ata nuk i shpëton më as Albin Kurti dhe as Nikola Gruevski.

VLEN-i është kthyer tashmë në një koalicion që S’VLEN! Po aq nuk-VLEN as ndërhyrja e Albin Kurtit i cili pasi doli blof të ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri në 25 prill 2021, debaklin e radhës e pëson në 24 prill 2024 nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Rezultati i 8 majit është i parashikueshëm në bazë të një projeksioni sado modest. Do jetë momenti ku “VLEN” do shndërrohet përfundimisht në “S’VLEN”!

Lajmet Debakël i Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>