Edi Rama: I tronditur nga sulmi i tmerrshëm ndaj kryeministrit të Sllovakisë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi sot Sllovakinë, pasi kryeministri i vendit Robert Fico, u qëllua me armë zjarri pas një takimi zyrtar.
Rama u shpreh në rrjetin social “X” se është i tronditur nga sulmi i tmerrshëm ndaj Robert Ficos.
Ai e quajti homologun e tij sllovak si një “të mbijetuar të madh dhe mik të dashur”, ndërsa i uroi shërim të shpejtë dhe një “rikthim spektakolar”.
“I tronditur nga lajmi i sulmit të tmerrshëm ndaj Kryemininistrit të zgjedhur të Sllovakisë, një i mbijetuar i madh dhe mik i dashur të cilit i uroj shërim të shpejtë dhe një rikthim spektakolar”, u shpreh Rama.
Lajmet Edi Rama: I tronditur nga sulmi i tmerrshëm ndaj kryeministrit të Sllovakisë >> Rahoveci INFO.