Abdixhiku thirrje Kurtit: Cakto datën e zgjedhjeve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se politikat e gabuara të tyre kanë sjellë Kosovën në një gjendje të rëndë.

Kritika e kreut të LDK-së ka ardhur pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, ku u diskutua mundësia e zgjedhjeve të parakohshme.

Përderisa dy partitë e tjera opozitare, LDK-ja dhe AAK-ja, refuzuan të marrin pjesë në këtë takim, kreu i LDK-së e sheh ftesën e Kurtit si një përpjekje për të ndarë opozitën dhe jo për të organizuar zgjedhje të reja.

Abdixhiku ka deklaruar se partia në pushtet duhet ta caktojë datën e zgjedhjeve, “e LDK-ja do ta caktojë vetë festën”, duke i akuzuar partitë opozitare që janë instrumentalizuar me Qeverinë.

“Pasi kanë mbytur ekonominë, pasi kanë shpenzuar tri vite e gjysmë në ankesa mbi të shkuarën, pa dhënë një projekt të vetëm kapital, pasi kanë izoluar Kosovën, kanë pranuar autonominë, pasi kanë dështuar në anëtarësime e në njohje, pasi humbën betejën në Këshill të Evropës, si rast historik e hap kapital të Republikës, pasi ndanë e përçanë ofenduan e propaganduan në nivelet më të ulëta njerëzore e politike, popullistët kërkojnë tani takim! Takim për zgjedhje, por jo dorëheqje! Takim për ndarje të fajësisë mes partive, por jo marrje të përgjegjësisë! Instrumentalizmi i opozitës është qëllimi i tyre, Në këtë instrumentalizim ata kanë gjetur dhe aleatë! Por nuk do të gjejnë Lidhjen Demokratike të Kosovës… Prandaj, ju them dy-tre fjalë: Ju caktojeni! Ne do ta caktojmë vetë festën”, ka thënë kryetari i LDK-së.

Ai ka thënë se sot bashkërisht po shënojnë, jo vetëm themelimin e Degës së LDK-së në Ferizaj, por dhe vitin e lindjes së aspiratave kombëtare të shqiptarëve të Kosovës.

Sipas tij, LDK-ja gjatë veprimtarisë politike ka artikuluar aspiratat e popullit për liri e pavarësi, teksa ka bërë thirrje që për rininë të krijohen kushte më të mira.

I pari i LDK-së ka kritikuar Qeverinë Kurti edhe për gjendjen e rënduar në, siç është shprehur, pothuajse në secilin sektor, duke qëndruar si spektatorë, teksa kanë refuzuar të rrisin pagat dhe investimet, gjë e cila po ndikon në mirëqenien e mirëfilltë të qytetarëve të vendit.

Lajmet Abdixhiku thirrje Kurtit: Cakto datën e zgjedhjeve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>