Krasniqi i përmend dy datat e zgjedhjeve, fton LDK-në e AAK-në për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Kosova sa më shpejt duhet të shkojë në zgjedhje.

Ai i përmendi dy datat, të cilat sipas tij janë më të përshtatshme për zgjedhje.

Ai tha se 30 qershori dhe 7 korriku, janë datat që Kosova do mund të shkojë në zgjedhje nëse parparakisht merren vesh partitë politike.

“Nuk kam dakordim me Kurtin, kam propozime të PDK-së, që janë lind me planfikimin dhe programin të përbashkët… Mendoj 30 qershori është më i mirë se 7 korriku. Nuk më takon ta citoj Albin Kurtin. Dëshirojmë të shkojmë në zgjedhje, opsionet janë të hapura, nëse veprojmë shpejtë, 30 qershori dhe 7 korriku janë data të përshtatshme, nëse nuk ndodh këtë periudhë… duhet me leju Kurtin ta përfundoj mandatin”, tha ai.

I pyetur nëse do bëjë koalicion me VV-në, Krasniqi refuzoi të përgjigjej, derisa shtoi se Bedri Hamza do jetë kryeministër.

Krasniqi, i ka bërë thirrje LDK-së dhe AAK-së për të diskutuar për shpërndarjen e Kuvendit si hap drejt krijimit të një qeverie të re.

Krasniqi ka deklaruar se do të shqyrtojnë mundësinë e këtij procesi në javën e ardhshme.

“Pajtohem me Hardinajn [kreun e AAK-së] që Qeveria e Kurtit është e keqja edhe gabimet e dështimet e vendit, dhe kjo është arsyeja se pse dua ta shkurtojë më shpejt për me kriju një qeveri të re që mos me qenë kryeministër Kurti por Bedri Hamza. Nëse ky është qëllimi ynë i përbashkët veç një rrugë na ka mbet për me realizu shpejt është shpërndarja e Kuvendit, dhe për këtë arsye po i ftoj kolegët e mi nga LDK e AAK që ta bëjmë këtë punë bashkërisht”, ka deklaruar Krasniqi në Debat Plus.

“Kushdo le ta bën mocionin po dalim dhe po e qojmë dorën… Do ta shqyrtoj për javën e ardhshme, nëse ka dështim e s’ka vota që e mundojnë një gjë të tillë ajo i bie të bësh pak show, e nuk jam për këtë jam për me i shfrytëzu zgjedhjet si mjet që arrin qëllimin e ndryshimit të qeverisë dhe që e sjellin Bedri Hamzën si kryeministër”, ka thënët tutje Krasniqi.

Lajmet Krasniqi i përmend dy datat e zgjedhjeve, fton LDK-në e AAK-në për shpërndarjen e Kuvendit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>