Aro Muric sërish në formacionin e javës

Arijanet Muric ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit anglez Ligën Premier edhe në xhiron e 35-të.

Portieri kosovar ishte i jashtëzakonshëm në barazimin që Burnley e mori në udhëtim te Manchester United.

25-vjeçari bëri hiq më pak se nëntë pritje, duke marrë notën 8,6 që ishte edhe më e larta nga radhët e futbollistëve të Burnleyt.

Falë paraqitjes fantastike në Old Traford, Aro ka zënë vend në formacionin e xhiros së 35-të në Ligën Premier nga SofaScore.

Në mbrojtje janë James Tarkowski, Burn dhe Josko Gvardiol, derisa mesfusha përbëhet nga yje si Bukayo Saka, Bruno Fernandes, Kevin de Bruyne dhe Andy Robertson.

Në sulm janë Noni Madueke i Chelseat, Alexander Isak i Newcastle United dhe Luiz Diaz i Liverpoolit.

Lajmet Aro Muric sërish në formacionin e javës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>