E mbylli karrierën si lojtar, por vazhdon të jetë pjesë e futbollit

Valon Behrami i ka dhënë fund karrierës si lojtar, por vazhdon të jetë pjesë e futbollit.

Ish-mesfushori i Zvicrës ka qenë i angazhuar si ekspert i futbollit në televizione të ndryshme në Itali dhe Zvicër, ndërsa për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024” do të jetë i angazhuar në median zviceriane “20 Minuten”.

Behrami, i cili ka luajtur 83 ndeshje për Zvicrën dhe ka bërë karrierë të madhe në nivel klubesh, do të kryej rolin e ekspertit për “20 Minuten”.

Analizat e Behramit pritet të jenë tepër speciale për sa i përket kampionatit Europian, duke qenë se edhe ai vetë e ka shijuar magjinë që të ofron Europiani.

Lajmet E mbylli karrierën si lojtar, por vazhdon të jetë pjesë e futbollit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>