Balluku më shumë se tre orë në SPAK: Dosja e inceneratorit të Tiranës ka bërë pis të madh e të vogël, koha që të zbardhet

Për më shumë se tre ore, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjise, Belinda Balluku ka dhënë dëshminë e saj si person që ka dijeni për aferen e inceneratorit të Tiranës.

Në një prononcim shkurt për mediat, ajo tha se u thirr për dosjen e inceneratorit, duke thënë se është një dosje që ka bërë pis të madh dhe të vogël dhe ka ardhur koha që të zbardhet.

“Ishte një thirrje sa i përket dosjes 255 që është inceneratorit i Tiranës. Duhet të jepja disa sqarime që shpresoj të ketë shërbyer për zbardhjen e kësaj dosje.

Kjo është ndarja e vërtetë e pushteteve. Pra qeveria ka punën e saj, parlamenti ka punën e tij dhe drejtësia punën e tij. Ne jemi këtu për ta mbështetur.

Kjo është një dosje që ka bërë pis të madh dhe të vogël, për të ndarë njëherë e mirë të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm”, tha ministrja.

Lajmet Balluku më shumë se tre orë në SPAK: Dosja e inceneratorit të Tiranës ka bërë pis të madh e të vogël, koha që të zbardhet >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>