Taravari pranon mashtrimin: Do jem kandidat për President, Bilall Kasami kryeson listën te zona zgjedhore 6

Kryetari i shkarkuar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një konferencë të organizuar për mediat ka pranuar mashtrimin e tij dhe të bashkëpunëtorëve.

Ai e promovoi veten si kandidat për president dhe Bilall Kasami, sipas tij, do jetë në krye të listës së kandidatëve në zonën zgjedhore 6.

Taravari përçau Aleancën për Shqiptarët duke nxitur mbështetësit e tij se do t’i prijë ndryshimit, por pas disa takimeve që realizoi ai u bë pishman dhe sot vendosi që të jetë kandidat për president duke i lejuar Bilall Kasamit të jetë bartës liste në zonën gjashtë.

Ky veprim i Taravarit ka ngjallur dëshprim te disa aktivist të cilët ndjehen të prerë në besë nga Taravari pasi tani ata do të duhet ti shërbejnë Lëvizjes Besa të Bilall Kasamit dhe Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhiti duke mbetur kështu nën hijen e LEN-it.

Më herët, Taravari pati deklaruar se nuk do kandidonte asesi për president.

S’dua të bëhem president, as Kasami deputet, do të vazhdojmë si kryetarë komunash”, pati deklaruar Taravari

Lajmet Taravari pranon mashtrimin: Do jem kandidat për President, Bilall Kasami kryeson listën te zona zgjedhore 6 >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>