Detaje të reja nga helmimi i banorëve të Bulqizës

Detaje të reja janë mësuar për gjendjen e banorëve të Bulqizës që u paraqitën në spitalin e qytetit për trajtim mjekësor më herët gjatë kësaj të diele, pasi kishin shfaqur shenja helmimi.

Mësohet se në total ishin 43 qytetarë që kërkuan ndihmën e mjekëve, nga këta 35 të rritur dhe 8 fëmijë.

Aktualisht në spital po marrin trajtim vetëm 6 pacientë dhe nuk ka asnjë të hospitalizuar.

Dyshohet paraprakisht se shkak për helmimin e qytetarëve është bërë uji i pijshëm.

Nga AKU dhe Instituti i Shëndetit Publik po vijojnë verifikimet duke mbledhur mostra dhe kryer analiza, rezultatet e të cilave do të ndihmojnë për të zbardhur shkakun e vërtetë të situatës së krijuar në Bulqizë.

Lajmet Detaje të reja nga helmimi i banorëve të Bulqizës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>