Klube nga Greqia e Italia interesohen për Strakoshen

Ofertat për Tomas Strakoshën, portierin e Berntfordit dhe kombëtares së Shqipërisë nuk mungojnë, pasi portieri shqiptar mund të bëjë dy rikthime, në kampionatin italian Serie A ose në Superligën e Greqisë.

Sipas “Kicker”, Strakosha ka rënë dakord për gjithçka me nënkampionin grek AEK dhe është vetëm në pritje të konfirmimit se do të transferohet në klub që është edhe në qytetin e lindjes së Strakoshës.

Portieri shqiptarë ka lindur në Athinë në vitin 1995 dhe ai ka edhe pasaportë greke përveç asaj shqiptare.

Në dy vitet e lojës për Brentford, ai arriti vetëm gjashtë ndeshje, nga të cilat vetëm dy ishin në Premier Ligë.

Për Lacion nga viti 2015 deri në vitin 2022, zhvilloi 208 ndeshje duke pranuar 247 gola, ndërsa mbylli 62 ndeshje pa top në rrjetë.

Megjithatë përveç gjigantit grek AEK-ut, në garë për portierin shqiptar janë edhe dy klubet e mëdha italiane Lacio dhe Fiorentina.

Lajmet Klube nga Greqia e Italia interesohen për Strakoshen >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>