Kurti thirrje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO: Asgjë s’do i kontribuonte më shumë paqes e stabilitetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se është e rëndësishme që Kosova të lëvizë përpara në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik, veçanërisht në Bashkimin Europian dhe në NATO.Kështu është shprehur kreu i ekzekutivit në një video-adresim për Internacionalen Socialiste, organizata mbarëbotërore e partive socialdemokrate.

Teksa ka përmendur sulmin terrorist në Banjskë, në veri të vendit më 2023 dhe kidnapimin e tre policëve të Kosovës, Kurti ka theksuar se asgjë nuk do i kontribuonte më shumë paqes e stabilitetit në Ballkan Perëndimor dhe Europë sesa anëtarësimi i Kosovës në këto dy organizata.

Vetëm vitin e kaluar Serbia i kidnapoi tre policë prej brenda kufijve tanë dhe më 24 shtator bëri sulm terrorist që vrau një polic, me qëllimin përfundimtar që ta aneksojë pjesën veriore të territorit tonë. Është e rëndësishme për Kosovën që të lëvizë përpara në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik, veçanërisht në BE dhe NATO”– ka deklaruar Kurti.

“Jemi të përkushtuar fort në vlerat dhe idetë që i përshkojnë këto organizata dhe nuk ka asgjë që do t’i kontribuonte më shumë paqes, stabilitetit, sigurisë dhe demokracisë në Ballkan Perëndimor dhe Evropë sesa anëtarësimi i Kosovës”- ka theksuar ai.

Kurti në postimin e tij në X, ka thënë se gjithashtu ka theksuar edhe rëndësinë e përballjes me dy kërcënime të ndërlidhura: “Përhapjen e ekstremizmit të djathtë në të gjithë Evropën dhe agresionin gjithnjë e më të ashpër të Rusisë dhe aleatëve të saj si Serbia”.

Në Kosovë, si kudo tjetër, zgjidhja për të dyja këto probleme është ndjekja e patundur e një vizioni progresiv që është i pakompromis në mbrojtjen e demokracisë dhe siguron që të gjithë qytetarët të gëzojnë pjesën e tyre të drejtë të progresit social dhe ekonomik”- ka thënë kryeministri.

Lajmet Kurti thirrje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO: Asgjë s’do i kontribuonte më shumë paqes e stabilitetit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>