Vrasja në Prizren, 26-vjeçarin e goditën me thikë dhe më pas e hodhën nga makina
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 26-vjeçarit në Prishtinë mbrëmjen e kaluar.
I riu kishte në trup disa plagë të shkaktuara me thikë ndërsa dyshohet se autorët e kanë plagosur dhe më pas e kanë hedhur nga automjeti në rrugë dhe më pas janë larguar.
Mësohet se ky person ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme ndërkohë që ishte në spital e po trajtohej, pasi u dërgua me urgjencë në gjendje kritike.
Mbi ngjarjen, policia bën me dije se një nga autorët është identifikuar dhe vënë në pranga.
“Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intensiv i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th., mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë. I dyshuari lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar nga policia. Rasti është duke u hetuar dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të prokurorit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lajmet Vrasja në Prizren, 26-vjeçarin e goditën me thikë dhe më pas e hodhën nga makina >> Rahoveci INFO.