SPORTI

Vëllaznimi e mposht Prishtinën në kryeqytet

Vëllaznimi i Gjakovës e ka mposhtur Sigal Prishtinën të premten mbrëma me rezultatin 66:62.

Ndeshja që u luajt në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë i takoi xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Për Vëllaznimin ishte fitorja e parë, pas pesë ndeshjeve. Ndërsa në total ishte fitorja e dytë këtë edicion, krahas shtatë disfatave.

Ndërsa për Prishtinën është humbja e pestë. Ka edhe katër fitore.

Pjesa e parë u mbyll baras 35:35. Vëllaznimi reagoi në çerekun e tretë duke e mbyllur me shifrat 55:47.

Edhe në dhjetëminutëshin e fundit, Vëllaznimi nuk lejoi befasi dhe në fund i fitoi pikët e plota.

Më i dalluari te Vëllaznimi ishte Amari Kelly me 29 pikë dhe 17 kërcime.

U veçua edhe Ardian Ibishi me dhjetë pikë dhe 14 kërcime.

Ndërsa lojë të mirë te Prishtina pati Ajiri Johnson me 17 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!