SPAK e arrestoi dje/ Ilir Beqaj del para GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë, seanca shtyhet për nesër

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është sjellë ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK për t’u njohur me masën e sigurisë.

Beqaj u arrestuar lidhur me fondet e BE-së, për të cilat ai akuzohet se gjatë kohës që ka qenë drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) ka abuzuar me fondet e BE-së.

Beqaj akuzohet dhe për korrupsionit, mos deklarim të ardhurave duke fshehur pronësinë e restorant ‘Gzones’ afër Kalasë së Tiranës dhe të një automjeti. 

Drejt burgut ish ministrin Ilir Beqaj e çoi një procedim penal i nisur 6 shtatorin e vitit të kaluar, regjistruar në ngarkim të Ermal Kurtulajt, koordinatori i EUSAIR, projekt i rëndësishëm i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), ku Beqaj ishte drejtor.

SPAK thotë se ka gjetur prova se Ilir Beqaj si drejtues, në bashkëpunim me Kurtulajn, të cilin vetë e kishte emëruar, urdhëronte procedura fiktive prokurorimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor të ishte pikërisht vetë ish ministri përmes Restorant Gzona në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij.

Lajmet SPAK e arrestoi dje/ Ilir Beqaj del para GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë, seanca shtyhet për nesër >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>