Server ka kritikuar për qasje asimetrike në dialogun Kosovë – Serbi

Profesori në Universitetin “Johns Hopkins”, Daniel Server, ka deklaruar se SHBA-ja nuk ka pasur qasje simetrike në dialogun Kosovë – Serbi.

Në një intervistë në RTK, ai ka thënë se Kurti s’ka pasur vullnet ta bëjë asociacionin dhe se amerikanët dhe evropianët e kanë pasur gabim, kur kanë menduar se kjo do të ndodhte pa një përgjigje reciproke.

“Besoj se është tejet e qartë që amerikanët kanë marrë anën e Beogradit në këtë çështje. Janë përpjekur që ta përafrojnë Beogradin me Perëndimin përgjatë gjitha administratës së Biden-it, por, siç e dinë kosovarët më së miri, ky lloj përafrimi nuk funksionon asnjëherë dhe nuk ka pasur asnjë lloj progresi në kuptimin e përafrimit të Serbisë me Perëndimin. Në fakt, Serbia është përafruar me Kinën e me Rusinë shumë më shumë se që ka qenë ndonjëherë”, tha Server.

Lajmet Server ka kritikuar për qasje asimetrike në dialogun Kosovë – Serbi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>